Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qytetit, ku ka dëgjuar shqetësimet, idetë dhe pritshmëritë e tyre, duke diskutuar planet për t’i përkrahur në mënyrë të vazhdueshme drejt një Gjilani më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Statusi i plotë:
Sot takuam vajzat dhe gratë e Gjilanit bashkë me kandidaten tonë për Asamble, Erestina Isufin.
Degjuam idetë e tyre, shqetësimet dhe pritshmëritë, dhe folëm për planet tona për t’i përkrahur çdo ditë.
Mbështetja e tyre është energjia jonë për të vazhduar fuqishëm për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të drejtë.
#BASHKËpërGjilanin