Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka kërkuar nga banorët shqipëtarë të cilët jetojn në Luginë, të votojn Shaip Kamberin, në zgjedhjet të cilat do të mbahen me datën 17 dhjetor shkruan Radio Star.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur zgjedhjet jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna dhe këto zgjedhje do të mbahen më 17 dhjetor 2023.
Shkrimi i plotë:
Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës po garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi.
Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na e ka dëshmuar kaherë. E për këtë, duhet të vazhdojmë ta përkrahim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
Data është i 17, numri është 13. Le të organizohemi e të mobilizohemi. Bashkë në përkrahje të Shaip Kamberit!