Pas shpërndarjes së mbi 300 koshereve të bletëve, sot në Gjilan, është mbajtur trajnim me bletarët.
Kryetari Hyseni, ka thënë se tjetër zotim i komunës së Gjilanit, është përmbushur për bujqësin.
Shkrimi i plotë:
Trajnim për bletarët – tjetër zotim i përmbushur për bujqësinë ✅🙌
👨🌾 Pas shpërndarjes së mbi 300 koshereve të bletëve🍯 në Gusht të këtij viti, sot u mbajt trajnimi me bletarët🐝 përfitues të koshereve dhe jo vetëm, i organizuar nga komuna e Gjilanit.
📝 Si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, trajnimi u ligjërua nga stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Me trajnime të tilla do të vazhdojmë edhe në muajt në vijim. Për prodhime më cilësore, për bujqësinë. 👨🌾🤝
#perbujqesine #aferprodhuesvevendor