Në një cermoni të organizuar nga Komuna e Gjilanit, është mbajtur një programë dhe janë ndarë disa mirënjohje për mësuesit për 7 Mars ditën e mësuesit shkruan Radio Star.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar mësuesit duke thënë se kjo ditë nuk është vetëm festë dhe ditë mësuesit por është festë kombëtare, është festë për nxënës e studentë.
Shkrimi i plotë:
URIME 7 MARSI – Dita e mësuesit
Pjesë nga fjalimi me rastin e festës së 7 marsit.
“Kjo ditë nuk është vetëm festë dhe ditë e mësuesit, është festë kombëtare, është festë për nxënës e studentë.
Kjo festë nderon dhe respekton kontributin e mësuesve patriot e të shquar shqiptar. Përkushtimi dhe sakrificat e mëdha në zhvillimin e arsimit të kombit janë të pamatshme.”