Pas seancës solemne të mbajtur sot, ku morën pjesë shumë personalitete të ndryshme, për nder të 28 Nëntorit janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me stafin e tij dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, dega në Gjilan, kanë vendosur kurora dhe kanë nderuar dëshmorët në këtë ditë të shënuar.
Me këtë rast, kryetari Hyseni ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve është arsyeja kryesore që kjo ditë festohet sot me krenari.