Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka uruar qytetarët për paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre.
Hyseni theksoi se ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit është një mundësi për të qenë më afër njëri-tjetrit, duke ndihmuar ata që kanë nevojë.
Ai uroi që Ramazani të jetë një kohë reflektimi, harmonisë dhe përparimi për të gjithë. “Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka përfunduar Hyseni.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja. Ky muaj i sakrificës dhe solidaritetit na fton të jemi më afër njëri-tjetrit, duke ndarë dashurinë dhe mbështetjen me ata që kanë më së shumti nevojë.
Qoftë ky Ramazan një kohë e reflektimit, harmonisë dhe përparimit për të gjithë ne.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!