Karateistet kosovare shkruan historinë duke u renditur në vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Karatesë, në ngjarjen që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.
Karateistet kosovare triumfuan ndaj Kazakistanit me rezultat 2-0, për ta siguruar medaljen e bronztë.
Pas këtij suksesi ka reaguar i pari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, duke iu uruar dy gjilanaseve për triumfin e arritur në Kazakistan.
Shkrimi i plotë:
Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi medaliste në Botërorin e Karatesë
2 karateistet nga Gjilani, Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi kanë shkruar historinë duke u bërë të parat në vendin tonë që fitojnë medale në kampionat botëror.
Medale e Bronztë për Kosovën nga Fortesa dhe Vlera.
Vashat si to, janë krenaria e vendit dhe e qytetit!
Urime ekipit dhe gjithë Kosovës.
🥉🌍🥋