Drita, me fitoren ndaj Llapit, është shpallur kampione katër xhiro para përfundimit të kampionatit.
Lidhur me këtë sukses, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë arritje si një moment historik për qytetin.
Statusi i plotë:
FC DRITA – Kampionë për herë të katërt! 💙
Sot qyteti ynë ka një arsye më shumë për të festuar! Klubi i Futbollit Drita u shpall kampion për herë të katërt, dhe ky sukses është fryt i përkushtimit të jashtëzakonshëm të lojtarëve, trajnerit, stafit drejtues dhe gjithë klubit. Urime të përzemërta edhe për Intelektualët – zemrën dhe shpirtin e këtij klubi, të cilët kurrë nuk ndalen së mbështeturi ekipin e tyre!
Faleminderit për emocionet, krenarinë dhe përfaqësimin dinjitoz!