LNë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për të gjitha gratë dhe vajzat që kontribuojnë çdo ditë me punën, përkushtimin dhe sukseset e tyre. Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e kësaj dite si një moment reflektimi dhe vlerësimi për rolin e pazëvendësueshëm të grave në histori dhe shoqëri.
Hyseni ka vizituar bizneset e udhëhequra nga gratë në komunën e Gjilanit, duke i uruar për këtë ditë të veçantë dhe duke parë nga afër rezultatet e mbështetjes institucionale përmes granteve të dedikuara. Ai nënvizoi se fuqizimi i grave nuk është vetëm një angazhim, por një prioritet i vazhdueshëm për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe të barabartë.
Statusi i plotë:
Sot nderojmë dhe urojmë të gjitha gratë dhe vajzat që na bëjnë krenarë çdo ditë me punën, përkushtimin dhe sukseset e tyre.
Kjo ditë është një moment reflektimi dhe vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave në çdo fushë të jetës, nga ato që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, deri te ato që sot udhëheqin me vizion, guxim dhe përkushtim.
Pata kënaqësinë të vizitoj bizneset e udhëhequra nga gratë në komunën tonë, t’i uroj për këtë ditë të veçantë dhe të shoh nga afër rezultatet e mbështetjes që kemi ofruar për to përmes granteve të dedikuara. Për ne, fuqizimi i grave nuk është vetëm një angazhim, por një prioritet i vazhdueshëm për një shoqëri më të fortë dhe më të barabartë.