Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar qytetarët me rastin e 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar atë si themelin e shtetit demokratik dhe garantin e të drejtave dhe lirive për të gjithë.
Në mesazhin e tij, Hyseni ka theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të rendit kushtetues, në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.
Statusi i plotë:
Sot shënojmë 17 vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, themelin e shtetit tonë demokratik dhe garantin e të drejtave e lirive për të gjithë qytetarët tanë. 🇽🇰
Le ta ruajmë dhe forcojmë çdo ditë rendin kushtetues, për një Kosovë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.
Gëzuar Ditën e Kushtetutës!