Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar Talat Xhaferin për emërimin si kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkrimi i plotë:
Ish-Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike.
Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, përparimtar dhe shqiptarët të jenë të barabart në Maqedonin e Veriut.