Vajzat e KV Dritës kanë shkëlqyer sërish në arenën e volejbollit kosovar, duke triumfuar në Kupën e Kosovës dhe duke rikthyer një tjetër trofe të rëndësishëm në Gjilan. Ky sukses i radhës konfirmon vazhdimësinë e traditës fituese të klubit dhe përkushtimin e sportisteve që përfaqësojnë qytetin me dinjitet.
Për këtë arritje ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka përgëzuar ekipin për paraqitjen e jashtëzakonshme dhe shpirtin luftarak:
“Vashat e Dritës vazhdojnë traditën 🏆
Përmes një loje të jashtëzakonshme dhe një shpirti luftarak, vajzat e KV Drita arritën të fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll, duke i rikthyer trofetë në qytetin tonë.
Urime qytetit, urime klubit KV Drita dhe gjithë tifozëve ‘Intelektualët’! 💙🤍”

