Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në Ditën e Forcës ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë e thellë për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai u shpreh se ishte nder i veçantë të qëndronte pranë tyre në këtë ditë simbolike, duke vlerësuar energjinë, përkushtimin dhe gatishmërinë që këto gra e burra tregojnë çdo ditë për mbrojtjen e vendit.
Hyseni theksoi se profesionalizmi dhe guximi i FSK-së janë garanci e sigurisë dhe e së ardhmes së Kosovës, duke uruar qytetarët dhe pjesëtarët e forcës për këtë ditë të rëndësishme.
Statusi i plotë:
Sot, në Ditën e Forcës, ishte një kënaqësi e veçantë dhe nder i madh të qëndroja pranë ushtarëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e tyre për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme.
Jemi shumë krenarë me këta burra e gra që çdo ditë demonstrojnë guxim e profesionalizëm të shkëlqyer për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës.
E gëzofshim Ditën e Forcës!

