Në kuadër të vizitave që po zhvillon me komunitetin e bizneseve, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale, ka vizituar kompaninë “AR Katana”.
Në këtë takim me pronarin Muhamet Hajrullahu, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Gjilan e Kosovë, u diskutua për rëndësinë e investimeve lokale, mbështetjen e ndërmarrjeve vendore dhe rolin e tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.
Statusi i plotë:
Në vazhdën e vizitave në biznese, ndaluam tek kompania “AR Katana”.
Kryetari Alban Hyseni i shoqëruar nga kandidatët për asamblenë komunale, u takua me Muhamet Hajrullahun, pronarin e këtij biznesk që njihet si njëri nga më të fuqishmit në Gjilan dhe Kosovë.
U diskutua për rëndësinë e investimeve që sjellin zhvillim për qytetin, për mbështetjen e bizneseve lokale dhe për rolin e tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.
#BASHKËpërGjilanin
✅️105