Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vazhduar vizitat e tij nëpër bizneset lokale, ku këtë herë është ndalur tek kompania “GLOBI M.I”.
Gjatë vizitës, Hyseni ka vlerësuar kontributin e këtij biznesi në zhvillimin ekonomik të qytetit, duke theksuar se ndërmarrjet si “GLOBI” janë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit që po i japin hov Gjilanit.
Statusi i plotë:
GLOBI 🤝🏻
Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë falë punës së madhe dhe përkushtimit të bizneseve tona si GLOBI, që me profesionalizëm po i japin hov zhvillimit të qytetit

 
			








 
                                
                              
		