Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në natën e ndërrimit të viteve ka vizituar institucionet e kujdestarisë shkruan Radio Star.
Hyseni pasi vizitoi institucionet e kujdestarisë i ka uruar ata Vitin e Ri dhe shprehi mirënjohje ndaj tyre për shërbimet ndaj qytetarëve edhe përgjatë festave.
Shkrimi i plotë:
Natën e ndërrimit të motmoteve, gjersa shumë prej nesh festojmë, është një ekipë e tërë e cila përkujdeset që këtë natë ta zbardhim shëndosh e mirë me familjet tona.
Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit vizituam stafin policor, mjekët e QKMF, repartit të Gjinekologjisë, Emergjencës, zjarrfikësit kujdestarë, Qendrën e Paraburgimit në Gjilan dhe zyrtarët korrektues, për t’iu uruar Vitin e Ri 2024 dhe shprehur mirënjohjen tonë për shërbimin e tyre ndaj qytetarëve edhe përgjatë festave.
Faleminderit për punën e palodhshme, heronj!
Gëzuar 2024!