Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me zëvendësministrat dhe kandidatët për Asamble, vizitoi KV ‘Drita’, kampionët e shumëfishtë të volejbollit që bëjnë krenar Gjilanin çdo ditë.
Postimi i plotë:
Bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani, zëvendësministren Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, vazhduam vizitat tona tek një tjetër krenari e qytetit – Klubi i Volejbollit “Drita”. 🏐💙
KV “Drita” (femrat) janë kampione të shumëfishta në vendin tonë, dhe jemi të lumtur që si komunë kemi qenë gjithmonë pranë tyre, duke i përkrahur maksimalisht në arritjen e qëllimeve.
Këto vajza, bashkë edhe me djemtë volejbollistë, na bëjnë krenarë çdo ditë dhe i japin Gjilanit epitetin e kryeqytetit të sportit në Kosovë.