Kryetari i Gjilanit dhe kandidati për mandatin e dytë në balotazhin e 9 nëntorit, Alban Hyseni, ka vizituar kompaninë “EL BAU”.
Gjatë vizitës, Hyseni vlerësoi punën dhe kontributin e kësaj kompanie në zhvillimin ekonomik të qytetit, duke theksuar se biznese si “EL BAU” janë shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit që po e çojnë përpara Gjilanin.
Statusi i plotë:
EL BAU 🤝🏻
Gjilani po zhvillohet çdo ditë e më shumë falë punës së madhe dhe përkushtimit të bizneseve tona si EL BAU, që me profesionalizëm po i japin hov zhvillimit të qytetit.

 
			









 
                                
                              
		