I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar dy Shkollat Digjitale, të cilat tani janë të njohura në qytetin tonë për sektorin e IT-së shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se përmes fondit për ndërmarrësit e rinj, do të ofrojnë mbështetje financiare.
Shkrimi i plotë:
Në Future Minds Academy të Ridvan Aliut dhe Shkolla Digjitale të Veton Qerimit, u njoftuam për punën e tyre, në këto dy institucione.
Sektori i TI prioritet edhe për ne. Qindra mijëra euro investime në laboratore shkollore, përfshirë edhe sektorin e TI janë dëshmia më e madhe për këtë.
Përmes fondit për ndërmarrësit e rinj, ne ofruam dhe do të ofrojmë përsëri mbështetje direkte financiare për qytetarët sipërmarrës, mes tjerash edhe në fushën e TI.
#pergjilaninqeduam
#perteknologjine
#pertegjithamoshat