Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me bashkëshorten e tij, ka shfrytëzuar të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e vendit.
Hysen ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në votime, duke nënvizuar se pjesëmarrja qytetare është thelbësore për vendimmarrjen demokratike.
Statusi i plotë:
Unë dhe Gafurja sapo shfrytëzuam të drejtën tonë qytetare për të votuar.
Kjo ditë përcakton të ardhmen e vendit tonë, andaj ju ftoj të gjithëve që të dilni masivisht për të votuar.

