Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar sot listën e kandidatëve me të cilët synon mandatin e dytë qeverisës.
Me moton “Kjo është lista e fitores!”, Hyseni prezantoi 39 emra që, sipas tij, përfaqësojnë energjinë, përkushtimin dhe guximin për ta çuar përpara vizionin për Gjilanin që duan qytetarët.
Statusi i plotë:
Kjo është lista e fitores!
39 njerëz të jashtëzakonshëm – me energji, përkushtim dhe guxim, të përzgjedhur me kujdes për të përfaqësuar secilin prej jush.
Ky është ekipi që do të punojë pa u ndalur për ta bërë realitet vizionin tonë për Gjilanin që duam.