Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Turqi ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, Adnan Kurtuluş.
Sipas Hysenit, këto takime janë thelbësore për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e lidhjeve institucionale mes dy vendeve.
Statusi i plotë:
Gjatë qëndrimit tim në Turqi, zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Komunën Osman Gazi, z. Adnan Kurtuluş.🇹🇷🇽🇰
Takimi u zhvillua në frymë miqësore dhe bashkëpunuese, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale, si dhe mundësitë për projekte të përbashkëta në të ardhmen, në dobi të qytetarëve tanë.
Këto takime janë të rëndësishme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e lidhjeve institucionale.🤝🏻

