Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim artistin e njohur Brilant Milazimi, së bashku me përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Kosovës, ku u diskutua për rrugëtimin e tij drejt një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë.
Në këtë takim, Hyseni theksoi përkushtimin e Komunës së Gjilanit për të mbështetur artistët lokalë në prezantimin e tyre në arenën ndërkombëtare, duke vlerësuar talentin dhe përfaqësimin dinjitoz që Milazimi do t’i bëjë Kosovës në Bienalen e Venecias.

