Gucati i cili është dënuar me burg nga Gjykata Speciale nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ka ndërruar jetë më 27 maj.
Por ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e Eulexit, siç shihet edhe në fotografitë ekskluzive të Tëvë1.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe ka dënuar 4 vjet e gjysmë burgim duke përfshirë kohën e qëndrimit të tyre në paraburgim si dhe me nga një shumë parash prej 100 eurosh, për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 26 shtator 2020 me urdhër të Gjykatës Speciale.