Libri i Hysni Sylës për punën e aktivistit, Halit Baranit, është promovuar në gjashtëmujorin e vdekjes së publicistit nga Mitrovica.
Ngjarja u mbajt në Qendrën e Kulturës së këtij qyteti, derisa aty morën pjesë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe miq të tashmë të ndjerit.
Në veprën ‘Halit Barani – Përjetë në udhën e artit dhe lirisë’ , janë përmbledhur shumë nga aktivitetet e veprimtarit, siç është edhe dëshmia në Hagë, kundër Sllobodan Millosheviq.
Gazetari, Hysni Syla, u nda nga jeta me 5 janar të këtij viti.