Author Gusht 3, 2021 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi nuk ka marrë fare pjesë në mbledhjen për shkarkimin e Dardan Nuhiut, ish-drejtor i Intelegjencës Financiare.Dardan Nuhiu u bë pjesë e një skandali pas publikimit të përgjimeve nga shqip.com. Aty, Nuhiu flet se si përdorë informacionet e shtetit për t’i shantazhuar persona publikë dhe përmend se si kontrollon media, gjyqtar dhe emërime në sektorin publik përfshirë edhe në Administratën Tatimore.Shkarkimi i Nuhiut ka ndodhur sot nga Bordi Drejtor i Njësisë së Intelegjencës Financaire, ku Kryeprokurori i Shtetit, Aleksnader Lumezi është anëtar bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlen, drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti, Drejtori i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj dhe guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti.Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se ka deleguar në mbledhjen e sotme zëvendësim e tij, Sokol Havollin, i cili ka marrë pjesë në shkarkimin e Dardan Nuhiut nga pozita e Shefit të Njësisë së Intelegjencës Financiare.“Me sa kam informacione, vendimi është marrë në mënyrë unanime”, ka thënë Mehmeti për “Betimi për Drejtësi”.Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në mbledhje nuk ka marrë pjesë vetëm Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi.“Betimi për Drejtësi” ka provuar të thërras në telefon Lumezin për të pyetur lidhur me vendimin e fundit të Bordit të Njësisë së Intelegjencës Financiare, mirëpo, ai e ka pasur telefonin e ndalur.Njësia e Intelegjencës Financiare funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave. Drejtori i shkarkuar, Dardan Nuhiu kishte pasur probleme edhe me Avdullah Hotin sa ky i fundit ishte Ministër i Financave. Hoti kishte nisur procedurën e shkarkimit por nuk kishte mundur ta çonte deri në fund largimin e Nuhiut nga NjIF-i.Ndërkohë, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar sot se burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kanë konfirmuar se kanë autorizuar fillimin e hetimeve në lidhje me incizimet e publikuara gjatë javës së kaluar në mediat online, mbi dyshimet për keqpërdorim të pozitës nga ana e zyrtarëve të lartë të sistemit të drejtësisë dhe agjencive të pavarura.“Do të merren veprime hetimore kundër të gjithë personave të apostrofuar në incizimet e publikuara këto ditë në mediat online”, kanë bërë të ditur burimet e “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë.
Të premten e kaluar, më 30 korrik të vitit 2021, media online “Shqip.com” ka publikuar disa incizime, në të cilat sipas raportimit, përfshijnë disa zyrtarë të lartë, në mesin e të cilave, edhe prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prishtinë, Shemsie Asllani.
Ndër të tjera, në këto incizime, përmendet edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ku sipas raportimit, rezulton se ka qenë në shtëpinë e prokurores Shemsie Asllani me disa persona të tjerë, për të cilët ka foto dhe incizime. Kryeprokurorit Lumezi në bisedë i referohen si Leka.Në këto incizime përmendet edhe anëtari i Këshillit Gjyqësor, Driton Muharremi si dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.Në lidhje me këto veprime hetimore të autorizuara për këta persona, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të bisedojë përmes telefonit me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, por ai nuk është përgjigjur. Ndërkaq, zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj, e kontaktuar përmes telefonit ka thënë se nuk ka njohuri rreth veprimeve të ndërmarra në këtë rast.“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar përgjigje edhe përmes kërkesave për informacion përmes postës elektronike nga Kryeprokurori Munishi dhe zëdhënësja Ulaj, por ata nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, ministri Hekuran Murati përmes rrjetit social “facebook” ka njofttuar se pas këtyre incizimeve të publikuara është shkarkuar nga pozita Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu. “Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, thuhet në postimin e Muratit.