Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për aksidentin në të cilin është përfshirë ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Kurti shpreh keqardhje për rastin derisa shton se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhej.
Kryeministri thotë se i beson ministres Hajdari për atë se çfarë ka deklaruar.
“Shpreh keqardhjen për aksidentin ku u lëndua një fëmijë. Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja Hajdari, të cilës i besoj. Ka qenë në veturë bashkë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çfarë kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se çduhet. Policia e ka rastin. Kamerat e marketit janë aty. Besoj gjithçka do të sqarohet”, tha Kurti