Në dyvjetorin e vdekjes, familja e ka rikujtuar sot mjekun Rexhep Sefiu, njëri nga ish-stomatologët më të mirë e më të njohur në Gjilan, shkruan Mediafokus.info
“Sot u bënë 2 vite që Babi u nda nga jeta. E kujtojmë me mall Babin çdo ditë dhe jetojmë me veprat dhe kujtimet që na la pas! Dua po ashtu të falenderoj të gjithë familjarët. miqtë, kolegët dhe dashamirët që për çdo moment na qëndruan pranë! Po na mungon çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar djali Rasimi.