Një person në Prishtinë dje ka përfunduar në pranga.
Kjo pasi që ai në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Nuk jepen detaje tjera lidhur me rastin.