By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... I dënuari me 16 vjet për vrasje nuk pendohet: Qysh e kanë lypë e kanë gjetë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

I dënuari me 16 vjet për vrasje nuk pendohet: Qysh e kanë lypë e kanë gjetë

Përditësimi i fundit: January 2, 2022 8:06 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

16 vjet të jetës së N.V janë destinuara që të kalohen brenda hapësirave të burgut. E gjithë kjo erdhi pasi ai i mori jetën një personi.

- Advertisement -

63 vjeçari edhe vitin e 11 të jetës së tij po e fillon pa pasur liri pasi kishte vrarë një qytetar serb në Istog.

Por, pavarësisht veprës së kryer dhe kohës së kaluar në burgun e Dubravës, ai nuk ndjenë pendesë për atë që ka bërë.

“Çdo njeri kur e bën një vepër edhe i bien pishman, kur është fajtor. Por, unë nuk e ndjej vetën fajtor dhe nuk kam çfarë të shtoj për këtë sepse si e kanë lyp e kanë gjete”, është shprehur ai.

Ditët e burgut nuk i konsideron të lehta, por sipas tij ka mënyra se si ato të kalohen mirë.

“Që dhjetë vjet e gjysmë jam në burg. Burg të mirë nuk ka, por duhet me ditë me gjet veten, me ruajt veten dhe me ditë me menaxhu me veten. Kur te ke menaxhimin e mirë, atëherë kalon mirë, ju përmbahesh rregulloreve dhe nuk ke problem fare”, ka thënë ai.

Ai thotë se për gjithë këtë periudhë që vuan dënimin në këtë burg asnjëherë nuk ka pasur probleme që kanë mundur të përfundojnë me konflikt fizik, qoftë me të burgosurit tjerë apo me stafin e burgut.

Por, ka disa ankesa për trajtimin nga ana e personelit shëndetësor brenda burgut.

“Sektori i shëndetësisë është zero. Nuk e di sa e dinë ata lartë. Nuk të këqyr kërkush. Gjithë ky njeri ka qenë sëmurë dhe të japin vetëm paraceta. Tri herë jam rrëzu natën, një infuzion nuk ma ka dhënë askush. Sa i përket spitalit këtu fajësohen oficerët dhe stafi, por prapë nuk kanë faj sepse këta i thërrasin, u thonë që filani është sëmurë dhe stafi mjekësor u thonë që veç nëse është i shtrirë krejt , përndryshe mos i sillni. Mua më ka ndodhë që kam shku në spital të burgut dhe më kanë thënë që mjeku nuk është këtu, mjeku ishte flejt në ora 10:00 të mëngjesit. Në këtë rast unë reagova keq dhe iu thash që nuk shkoj në paviljon pa ardhë mjeku sepse e di që është këtu në spital. Kur kam bërtit më thanë se është flejt dhe iu thash shkone thirrne. Mjeku vjen këtu një herë javë. Ta shkruan terapinë, por nuk të vjen terapia hiç ose vjen pas tri ditëve. Ti je sëmurë dhe terapinë duhet me ta dhënë menjëherë”, ka treguar ai për lajmi.net.

Ai, thotë se në burg problemet secili i burgosur i nxjerr vetë sepse askush nuk të nxjerr probleme.

Reagim nga Drita: Ne nuk dëshirojmë ta rrëzojmë Agim Ademin
Fazliu ndahet me Dritën, por ka një mesazh për “Intelektualët”
Cilat janë pritjet e përfaqësuesve të Luginës nga dialogu Kosovë-Serbi?
Abelard Tahiri: E turpshme që VV nuk votoi komisionin hetimor për krizën energjetike, PDK do të mbledh nënshkrimet
Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe Nismës
Artikulli i mëparshëm Valon Syla për mërgimtarët: Ju thojsha që i pinë ka 4 redbulla në vend, po paska edhe asi që i pinë ka 30
Artikulli tjetër Presidenti Ademi flet si prind për djemt e kombëtares: I kam përjetu rëndë lëndimet e Zenelit, humbi kontrata me Chelsean dhe Napolin

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.