Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i një hetimi intensiv dhe veprimeve mirë të organizuara operative, sot me datën 23.06.2025 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin A.Sh. (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë hetimit janë siguruar dëshmi të arsyeshme se i njëjti me datën 22.06.2025 një rrugën ‘’Marie Shllaku’’ në qytetin e Gjilanit në një objekt ndërtimi duke depërtuar me forcë ka arritur që të vjedhë disa mjete të ndryshme pune. Mjetet e vjedhura nga i dyshuari janë konfiskuar dhe kthyer pronarit legjitim.
Ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore