Policia nuk ka arritur akoma ta arrestojë vrasësin e gruas shtatzënë mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në oborrin e QKUK-së.
Personi është kërkuar në disa lokacione, por nuk është hasur askund, bën të ditur Policia.
I dyshuari për këtë vrasje është Sokol Halili i cili ishte në proces divorci me të ndjeren.
“Është raportuar se viktima femër kosovare para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK është qëlluar me armë zjarri nga një person i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori kujdestar, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari, por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.