Shumë polemika, shumë kritika, pak mbështetje…
Shtresa e cila ka kontribuar më së shumti në shtetin e Kosovës, e që më së paku është përkrahur dhe gjjthmonë është anashkaluar tani po kërkon nivelizimin e pagave dhe kthimin sadopak të dinjitetit të tyre.
Fatkeqësisht ata të cilët edhe po i kudërshtojnë dhe po i kritikojnë mësuesit janë po ata që sollën gjendjen e mësuesve në këtë pikë.
Se sa të rëndësishëm ishin mësuesit mund ta kuptoni nëse ktheheni pak në kohë…
•Këto fjalë kritikuse besa në raste edhe fyese që ti po i shkruan, ty t’i mësoi mësuesi duke rrezikuar jetën e tij gjatë viteve të 90-ta. Ishin ata që nuk u ndalën vetëm që agresionit serb të mos i plotësohej një dëshirë e madhe, populli kosovar të mbetej analfabet!
•Krenaria ime, por edhe e jotja, që bart emrin UÇK, daljen publike e bëri në varrimin e një mësuesi që dha jetën e tij duke edukuar brezat e rinj.
Le t’i kthehemi pak zërave që nivelizimin e koeficientit e lidhin me orarin e “shkurtër” e pushimin e “gjatë”…
• Orari Mesimor, fakt ju e shihni vetëm katër (4) orëshin në objektet shkollore, por harroni që për të dal para fëmijës tënd ne përgatitemi edhe 4 orë të tjera, madje sa ulemi me familjet tona, të kalojmë pak kohë bashkë ne na vien telefonatat, shkrimet nga secili prind, disa kerkojnë sqarime për çështje të caktuara e disa kërkojnē më shumë vëmendje madje shpesh kjo ndodhë edhe në orët e vona, pra është Mësuesi ai i cili për nxënësit harron fëmijët!
•Pushimet e “gjata” nuk janë 3 muaj, është rreth 1 muaj dhe të tjerët janë lajmerime në objektet shkollore, përgatitje për fillim vitit shkollor, seminare e trajnime të vazhdueshme!
•Por rezultati negativ në PISA!
E vërtetë rezultati në PISA nuk ka qenë i mirë, pa dasht me largu përgjegjësinë nga mësuesit por ndryshimi i cilësisë nuk vie vetëm nga mësuesit, janë politikat shtetërore ato që duhet të punojnë në përmirësimin e gjendjes dhe ngritjes së cilësisë.
Edhe pse gjendja në arsim çdo ditë është në nivel më të lartë se dje, unë lus dhe ju bëj thirrje gjithë kolegëve për më shumë vetëkritikë e punë të vazhdueshme drejtë avancimit profesional dhe kjo jo për rezultet në PISA as për opinionet negative të ditëve të fundit por vetëm e vetëm për hirë të misionit dhe pêrgjegjësisë së shenjtë që kemi!
E për fund, i fyer e i ofenduar nga ti unë prapë do të marr ditarin, do të i kompenzoj këto ditë të grevës dhe do të bëj çmos që të edukoj dhuratën tënde më të çmuar.