Kjo ka ardhur pasi që, kryeministri në detyrë dhe stafi i tij, kanë pasur kontakt me një zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili po ashtu ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka dal pozitiv me Koronavirus.
Lajmin për Gazetën Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të rezultatit të zyrtarit të ministrisë për të parë se si duhet të veprojnë pastaj.
“Stafi i ngushtë i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultateve”, është shprehur Kryeziu.
Pak minuta më parë, edhe vetë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar një status në Facebook, ku ka treguar se tashmë është në vetizolim, dhe se punët do t’i kryej nga shtëpia.
“Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE. Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”, ka shkruar ai