Sot në Llovcë të Gjilanit iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare në diasporë, Nazmi Haziri shkruan Radio Star.
Nazmi Haziri, u varros pranë babait të tij, të cilin ai nuk e njohu kurr, këtë e tregoi Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Nazmi Ahmet Haziri 1945-2024
Lamtumira e fundit për njeriun që të gjitha ia dha familjes, kombit e Zotit. Jetoi në Bern të Zvicrës, ku punoi si veprimtar i lëvizjes kombëtare e me vonë edhe Lidhjes Demokratike të Kosoves, që prej themelimit të saj e deri në fund të jetës.
U varros pranë babait të tij Dëshmor, të cilin nuk e njohu kurrë, por u rrit e jetoi me trimërinë e tij prëj luftëtari e kryengritësi.
Arbeni, Ahmeti, Ademi e Hava të jenë krenarë. Nipat e mbesat ta vazhdojnë rrugën e tij.
Falemnderit për këshillat, mësimet dhe veprimtarinë tuaj jetësore. Sot Republika jeton falë angazhimit të njerëzve si ky.
Lamtumirë, vllaçko i madh!