Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar kryesuesen dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Selvete Grajçevci, Gani Kastrati, Gani Maliqi e Rrezarta Pushkolli janë shkarkuar nga deputetët e pushtetit, nga të cilët edhe ishin emëruar disa muaj më parë.
Që të gjithë anëtarët kanë marrë mbi 60 vota për shkarkimin e tyre.
Opozita e ka kundërshtuar fuqishëm shkarkimin e tyre./Indeksonline