Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se gjatë një kontrolli është zbuluar substancë narkotike në rrobat e një të burgosuri.
Sipas njoftimit, zyrtarët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, e kanë konfiskuar substancën dhe lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollit rutinë të rrobave të një të burgosuri, të sjella nga familjarët, zyrtarët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan kanë zbuluar substancë të dyshuar narkotike.
Substanca është konfiskuar menjëherë dhe për incidentin është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./teve1.info/