Që nga marsi i këtij viti kur pandemia COVID-19 mori hov edhe në vendin tonë, numri i të infektuarve deri më sot është rritur dukshëm.
Nga 13 marsi, rasti i parë i parë që është paraqitur me koronavirus e deri më sot, numri i rasteve pozitive në total ka shkuar në 27 mijë e 851 raste.
Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 798 persona kanë vdekur nga ky virus.
I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 16 mijë e 862 pacientë të shëruar.
Kohëve të fundit si në vendet e tjera të botës po edhe në Kosovë, pandemia COVID-19 është përhapur shumë. Ku ditëve të fundit Kosova ka shënuar rekord të rasteve me COVID-19, vetëm dje nga 2 mijë e 56 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren kanë rezultuar pozitivë 963 persona, ndërsa i lartë ishte edhe numri i personave të cilët kanë humbur jetën, 13 pacientë kanë vdekur dhe 177 janë shëruar.