Një rast tjetër i dhunës në familje është regjistruar në Gjilan, ku një i ri është arrestuar pasi ka kërcënuar për vrasje babanë e tij.
Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 20:00, një person ka ushtruar dhunë psikike dhe kërcënime serioze ndaj babait të tij.
Pas raportimit të rastit, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme, duke arrestuar të dyshuarin dhe intervistuar atë në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Dhunë në familje – Kanosje”.
Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










