Shkëlqim Miftari nga Gjilani ka thyer rekordin botërore Guinness World Records në kategorinë ”The most archer push ups in one minute (elevated)”.
Kështu ka bërë të ditur Miftari përmes një shkrimi në Facebook, ku ka treguar se në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minuti, tani rekordi i ri botëror i vendosur nga ai është 84 pompa të realizuara brenda një minuti me një dorë.
“Miq, shok dhe gjithë ju dashamirë ju njoftoj që pas një pune dhe përkushtimi të madh arrita të vendos rekordin e ri botëror në Guinness World Records në kategorinë ” The most archer push ups in one minute (elevated)”. Rekordi i vendosur deri më sot në këtë kategori ishte 81 pompa brenda një minuti, tani rekordi i ri botëror i vendosur nga unë është 84 pompa të realizuara brenda një minuti me një dorë.” – ka shkruar ai.
“Një falënderim shumë i veçantë shkon për familjen time, profesorët dhe gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi të gjatë. Vazhdojmë me suksese dhe me projekte të reja.”