I shkatërrohet shtëpia nga shpërthimi i bojlerit, flet kryefamiljari
Pronari i shtëpisë Fetah Veliu thotë se kanë qenë në gjumë derisa shpërthimi ka ndodhur.
Në orët e mëngjesit në fshatin Polac të Skenderajt ka shpërthyer një bojler në shtëpinë e Fetah Veliut.
Ai për ATV-në ka rrëfyer momentin kur ka ndodhur shpërthimi, prej nga mbetën të lënduar tre persona si dhe nga presion është shkatërruar një pjesë e shtëpisë e cila është bëre pothuajse e pabanueshme.
Veliu thotë se kanë qenë në gjumë derisa shpërthimi ka ndodhur.
“Rasti ka ndodhur herët në mëngjes, kemi qenë në gjumë të gjithë familjarët, unë, bashkëshortja dhe vajza. Kemi dëgjuar se ka pasur krismë dhe kam parë se jam i tërë i mbuluar me blloka, pas kësaj i kam ndihmuar gruas dhe vajzës për të dalë nga shtëpia.
Menjëherë kam njoftuar Policinë që kanë ardhur së bashku me ndihën e shpejtë dhe na kanë dërguar në QKMF në Mitrovicë. Ne të gjithë kemi mbetur me traumë dhe me të lëndime trupore”, tha ai.
Tutje ai shtoi se për vizitë ka qenë edhe kryetari i Skenderajt i cili u ka premtuar atyre që do t’iu ndihmojë në strehim derisa tha se sonte së bashku me familjarët e tjerë, do të strehohen të të afërmit e tyre./ATVLIVE/