Transferimi i ri i skuadrës së Dritës, Arbnor Muja, ka shkëlqyer në debutimin e tij zyrtar me fanellën e ekipit gjilanas, shkruan Gazeta inFokus.
Muja ishte protagonist në dy golat e realizuara nga Drita, në fitoren 2-1 ndaj Deçiçit në takimin e parë të vlefshëm për Conference League.
Pas ndeshjes sulmuesi nga Mitrovica ka thënë se meritat nuk janë veç të tijat, por të të gjithë ekipit.
Me pas Muja ka shtuar se më më rendësi është ecja përpara e skuadrës sesa shënimi i golave nga ai.
“Merita nuk është vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Performanca individuale s’ka rëndësi , por fitorja e ekipit. Kemi krijuar raste, por nuk kemi realizuar shumë”, ka thënë Muja pas ndeshjes. Shpresoj që të shënoj, por me rëndësi është ecja para me ekipin”, deklaroi Muja.
Arbnor Muja në Dritë u transferua në muajin e kaluar nga skuadra e Trepçës ’89 që ra në Ligën e Parë.