Disa pamje të publikuara më herët nëpër rrjete sociale treguan një veteran të UÇK-së, duke iu afruar te tavolina në një kafene deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dhe duke i kërkuar që t’ia paguajë faturën në shenjë proteste.
Kjo pas raportimeve për shumat e mëdha të parave që familjarë të Pacollit kanë përfituar nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, tashmë raportohet se Pllashniku është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas “Klan Kosova”, kjo është konfirmuar nga vajza e veteranit Agim Pllashniku.
I njëjti, raportohet se është dërguar në mbajtje.