Ku do ta vuajë dënimin Salih Mustafa?
Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22 vjet burgim në 15 vjet burgim.
Paneli nxori vendimin e tij lidhur me përcaktimin e ri të dënimit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores.
“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e z. Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, thuhet në njoftim.
Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator të vitit 2020, nën akuza për krime të luftës.
Ai u shpall fajtor më 16 dhjetor të vitit 2022 dhe iu shqiptua dënim prej 26 vjetëve burgim. Më 6 prill të vitit 2023, Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë gjithsej prej 207 mijë euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj tetë viktimave në këtë çështje. Mustafa e apeloi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin e dhënë nga Trupi Gjykues.