Prishtinë-Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj avokatit Hamdi Jashari i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”.
Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimin për Drejtësi” Gjykata Themelore e Prishtinë.
“Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit H.J i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Ndryshe, edhe më 7 korrik 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë, në përgjigjen e saj kishte njoftuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Jashari.
Ndërkaq, më 8 qershor 2023 avokati Jashari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ishte ndaluar fillimisht për 48 orë./BetimipërDrejtësi