Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, është njoftuar se një person i panjohur deri më tani, ka thyer xhamin e një lokali të biznesit, dhe më pas ka hedh benzinë dhe e ka ndezë.
Në vendin e ngjarjes, siç njofton PK’ja, kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
“ZJARRVËNIE – Gjilan 15.07.2023 – 00:11. Raportohet se një i dyshuar i pa njohur deri me tani ka thyer xhamin e një lokali të biznesit pronë e viktimës mashkull kosovar dhe më pas ka hedh benzinë dhe e ndezë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /gazetametro.net