Sonte në Pejë ka ndodhur një ngjarje tragjike. Mësohet se dy persona kanë mbetur të vrarë.
Dy viktima dyshohet se janë kandidati i PDK-së për kryetar komune të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga PDK për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj.
Kadrijaj përveç ish-kandidat, ka qenë edhe këshilltar i Bedri Hamzës, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Financave.