Një person është gjetur i vdekur në një kompleks banesorë në Gjilan shkruan Radio Star.
Familjarët e të ndjerit e kishin lajmëruar atë afër dy muajve si i zhdukur, por ai është gjetur i vdekur, posht një ashensori.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se kanë qenë banorët e atij kompleksi banesor që kanë lajmëruar organet e rendit, pasi në atë pjesë po vinte një erë e pazakontë.
Me të dal në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, ka gjetur një trup të pajetë, siç dyshohet se e kishte zënë ashensori.
Pas konfirmimit në vendin e ngjarjes kishin dalur të gjithë njësitë të tjera relevante, përfshirë Prokurorin e Shtetit dhe kanë arritur tek kompleksi banesor dhe kanë vërtetuar se aty është një trup i pajetë, më pas është thirrur mjeku kujdestarë i cili ka konstatuar vdekjën.
Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar se bëhet fjalë për një person i cili ishte i raportuar si i zhdukur dhe trupi i tij është dërguar për në obduksion në Institutin e Mjekësis Ligjore.