Një 45-vjeçar nga Gjilani ka përfunduar dje në prangat e Policisë, si i dyshuar për një rast të mashtrimit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas denoncimit nga një person, i cili po pretendon se i njëjti e ka mashtruar duke ia marrë paratë, të cilat më nuk ia ka kthyer.
Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për mbi 400 euro, që i dyshuari ia ka marrë në huazim viktimës, në qershor të vitit të kaluar, duke i premtuar se do t’ia kthejë shpejt.
Meqë i njëjti s’ka arritur ta kthejë borxhin që kishte, me arsyetimin se ende s’i ka mbledhur të hollat, viktima e raportoi në polici.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër qe i dyshuari të ndalohet dhe ndaj të njëjtit te nisin hetimet për mashtrim.