Ibish Ibishi anëtar i pavarur i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka marr pjesë sot në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ndonëse kohë më parë, ai kishte qenë pjesë e një konference me gazetarë, nga ishte përçuar vendimi, siç ishte thënë, i “opozitës së bashkuar”, për të mos marr pjesë në Kuvend apo në komitete, nëse nuk ftohet vazhdimi i seancës që kishte të bënte me çështjen e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ibishi ka dal sot në foltore të Kuvendit, siç tha ai, për ta sqaruar pozicionin e tij.
Ai ka thënë se është anëtar i Kuvendit Komunal dhe nuk është në anë, as të pozitës, e as të opozitës, por është në anën e qytetarëve, është për interesin e qytetarëve, për zgjidhjen e problemeve të tyre, transmeton 2LONLINE.